Starr: Vatikani na vlerëson? S’më intereson

13/04/2010 21:25

Vatikani njeh cilësitë artistike të grupit Beatles 40 vjet pas kulmit të famës së tyre, por ish bateristi Ringo Starr e injoron këtë vendim.

Pasi i ka cilësuar si “satanikë” pas turneut “Fab Four” 4 dekada më parë, Kisha Katolike bën një hap pas edhe pse tashmë pak rëndësi ka për Starr.

“Kisha le të mendojë për probleme të tjera”, thekson Starr, sipas të cilit, Selia e Shenjtë ka gjëra të tjera për të bërë.

Marrëdhënia mes bandës nga Liverpool dhe Kishës nuk ka qënë asnjëherë e mirë, madje në vitin 1968 John Lennon arriti deri aty sa tha: “Unë jam më i famshëm se Krishti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA