Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duket se kanë arritur një marrëveshjë ku synohet bashkëpunimi mes dy superfuqive për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit për programin e tij bërthamor.
“Autoritetet kineze janë shprehur të gatshme të punojnë me ne lidhur me sanksionet e reja ndaj Iranit për programin e tij bërthamor dhe presim zgjidhje brenda pranverës”, deklaroi nga Uashingtoni zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Xhef Bader.
Bisedimet mes dy vendeve do të zhvillohen nga përfaqësuesit e tyre në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Siguria bërthamore mbetet sfida e radhës e presidentit Obama i cili me samitin e organizuar në Uashington, ku marrin pjesë 47 liderë të vendeve të ndryshme duket se po kërkon garanci që armët bërthamore mos bien në duar të “gabuara”.
Top Channel