SHBA, 32 vjet burg rabinit

13/04/2010 03:05

Dënohet me 32 vjet burg një rabin në Nju Jork pasi u shpall fajtor për akuzën e abuzimit seksual ndaj një 16 vjeçari.

Masa e dënimit u dha prej një gjykate amerikane në Bruklin. Gjykata njohu fajtor 59 vjeçarin hebre Baruk Lebovits mbi 8 përdhunime të ndodhura gjatë viteve 2004-2005 kundrejt të riut Carles Hines.

Mësohet se veç akuzës për të cilën ai u shpall fajtor, rabini 59 vjeçar do të gjykohet edhe për dy raste të tjera abuzimesh seksuale me minorenë. Ai njihet në Nju Jork edhe si një biznesmen i suksesshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA