Serbi, peticion për zgjedhje të parakohshme
13/04/2010 14:45
Nacionalistët serbë të drejtuar nga partia e Tomislav Nikolic i kanë dorëzuar kryeministrit të vendit një peticion me 1 milionë firma, ku kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.
Opozita mendon se liderët serbë kanë një shikim ndryshe që nuk përputhet me realitetin. Nikolic thote se qeveria në Serbi mendon se është gjithcka në rregull, kur ne fakt ka shume probleme.
Sipas tij aktiviteti i opozitës nuk do të sjellë dhunë, megjithëse do të përdoren metoda nga më të ndryshmet.
Kryeministri theksoi se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që vendi ka shumë sfida përpara.
Top Channel