“Pyetësori”, Berisha: Presim vlerësimin e merituar

13/04/2010 11:25

Kryeministri Sali Berisha paraqiti në mbledhjen e sotme të qeverisë dosjen me përgjigjet e Pyetësorit, e cila tashmë është nisur drejt Brukselit.

Berisha deklaroi se kjo dosje është thelbi i zhvillimeve 20-vjecare të Shqipërisë dhe përpjekjeve për rrugën drejt Bashkimit Europian.Shefi i qeverisë ftoi opozitën që të angazhohet me të gjitha potencialet e saj në procesin e integrimit të vendit, duke qenë se kjo cështje është edhe në programin e saj.

“Ne dorëzojmë Pyetësorin dhe kemi besim se do të marrim vlerësimin objektiv dhe të merituar nga ata që do ta shqyrtojnë”, u shpreh Berisha.

Kryeministri theksoi se përgjigjet janë tërësi e reformave, ligjeve dhe vendimeve mbi të cilat funksionon sistemi i demokracisë dhe ekonomia e tregut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA