Obama: Tani një botë më e sigurtë
13/04/2010 23:50
Në përfundim të samitit mbi sigurinë bërthamorë në Uashington, ideatori i tij presidenti amerikan Barak Obama është shprehur mjaft i kënaqur.
“Bota do të jetë më shumë e sigurtë. Angazhimet e përbashkëta për të rritur sigurinë e materialeve nukleare brenda katër viteve do ndihmojnë në këtë fakt”, tha presidenti amerikan.
Në samititin 2 ditor mes 47 vendeve pjesëmarrëse u nënshkrua një marrëveshje ky thelbi qëndronte në bashkëpunimin për frenimin e përhapjes së lendeve bërthamore.
Obama foli edhe për çeshtjen iraniane, ku u shpreh se Kina do t’i bashkohet komunitetit ndërkombëtar mbi sforcimet për zgjidhjen e saj.
Top Channel