Obama: Katastrofë nëse Al Kaeda do ketë armë bërthamore
13/04/2010 16:35
Do të ishtë një katastrofë për botën nëse Al Kaeda do të zotëronte armë bërthamore.
Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama gjatë fjalimit të tij në samitin e Uashingtonit mbi sigurinë bërthamore.
Ndërkohë kreu i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur se samiti i ardhshëm për këtë çështje do të mbahet në Korenë e Jugut në 2012-n.
Top Channel