Michelle Obama, vizitë surprizë në Haiti

13/04/2010 19:05

Vizitë surprizë në Haiti për Michelle Obama që është ndalur në ishull përpara se të shkonte në Meksikë në një mision zyrtar.

Zonja e Parë është ulur në aeroportin e Port-au-Prince për të vizituar zonat e goditura nga tërmeti i 12 janarit.

Programi parashikon një vizitë në një spital të qytetit dhe një takim me presidentin haitian, Rene’ Preval.

Michelle Obama do të niset më pas për në Meksikë për vizitën e parë zyrtare jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA