Maria Kaczynski, trupi së shpejti në atdhe

13/04/2010 10:30

Trupi i zonjës së parë të Polonisë, Maria Kaczynski do të dërgohet së shpejti në Varshavë për t’u varrosur përkrah bashkëshortit të saj, presidentit Lech Kaczynski.

Në Poloni është mbajtur zi që kur cifti presidencial dhe një numër i konsiderueshëm zyrtarësh polakë humbën jetën nga rrëzimi i avionit mëngjesin e ditës së shtunë.

Parlamenti polak do të mbajë më vonë gjatë ditës një sesion special për të diskutuar mbi tragjedinë ajrore.

Trupi i presidentit Kaczynski u kthye në Poloni ditën e diel, ndërsa trupat e viktimave të tjera do të kthehen gjatë ditës së sotme ose nesër.

96 persona humbën jetën kur aeroplani u përplas me majat e pemëve, teksa tentonte të ulej në një bazë në qytetin e Smolenskut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA