Liz Taylor: Asnjë plan për martesë

13/04/2010 10:15

Elizabeth Taylor nuk ka asnjë plan për t’u martuar. Aktorja 78-vjecare, pasi ka kaluar tetë martesa në jetën e saj, ka përgënjeshtruar në Twitter zërat për lidhje zyrtare me menaxherin e saj 49-vjecar, Jason Winters.

“Thashethemet për fejesën time nuk janë të vërteta. Jason është menaxheri dhe miku im më i shtrenjtë, e dua shumë me gjithë zemër, por nuk është i dashuri im”, thotë Liz.

Një burim pranë Taylor konfirmon se ka qenë ajo vetë që ka shkruar përgënjeshtrimin në Twitter, për fansat e saj.

Thashethemet lindën në 2007, kur paparacët ‘kapën’ Taylor dhe Winters gjatë një pushimi romantik në një resort në Hawaii.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA