Libër me intervistat e plota të Zhaklinë Kenedi

13/04/2010 12:30

Vitin e ardhshëm do të publikohet një libër me intervistat e plota që Zhaklinë Kenedi ka dhënë në vitin 1964, pak muaj pas vrasjes së Xhon F Kenedi.

Në gjashtë orë intervista, Zhaklinë ka folur për martesën, vitet e kaluara në Shtëpinë e Bardhë dhe bashkëshortin e saj. Vetë Zhaklinë kishte kërkuar që përmbajtja e intervistave të mos shpërndahej, por sot e bija Karolinë, ka vendosur që t’i bëjë ato publike.

Deri në publikimin e librit, na mbetet të mbajmë frymën dhe të presim me ankth se cfarë ka rrëfyer një prej zonjave më të rëndësishme të historisë së Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.

Top Channel