KSHC, letër deputetëve

13/04/2010 09:15

Shkarkimi në bllok i katër anëtarëve të Komisionit të Shërbimit Civil nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve, në një kohë kur situata kishte ndryshuar për mirë, erdhi si rrjedhojë i keqinformimit nga ana e ish-kryetares Mimoza Hysenaj.

Me anë të një letre dërguar dje të 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, tre anëtarët e KSHC-së, Kostandin Kazanxhi (zv.kryetar), Shahin Bistri dhe Saimir Mani, sqarojnë situatën e krijuar me blokimin e institucionit për një vit të tërë, shkaqet që e çuan në pikë kritike, si dhe roli i kryetares, deri në shkarkimin e saj.

Në letër thuhet se me anë të një memoje (përmbledhje e informacionit), dërguar në Kuvend më 19 mars 2010, anëtarët e Komisionit të Ligjeve janë keqinformuar me qëllim nga ish-kryetarja Hysenaj.

“Pas shkarkimit me tri vota pro të kryetares së KSHC, komisioni zgjodhi nënkryetarin, sikurse e parashikon ligji.

Më tej situata u kthye në normalitet, nuk pati më konflikte, u shqyrtuan dosjet e prapambetura të një viti, si dhe u procedua me ankesat e vitit 2010, që prisnin prej tre muajsh. Tashmë komisioni funksionon normalisht dhe kolegjialisht”, thuhet në letër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA