Kosova, Vatikani përkrah kishën serbe
13/04/2010 11:00
Vatikani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të marrëdhënieve dhe respektit ndaj Kishës Ortodokse Serbe.
Kështu ka deklaruar kardinali i Kishës Katolike Romane, Valter Kasper në një intervistë për një agjenci lajmesh.
“Ne e dimë që Kosova për kishën serbe është një plagë e rëndë dhe e dimë që ajo është gjithashtu djep i ortodoksizmit serb. Ne e kuptojmë këtë gjë dhe duam ta respektojmë”, ka pohuar Kasper.
Top Channel