Kongo, 8 punëtorë të Kryqit të Kuq merren peng

13/04/2010 04:45

Tetë aktivistë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë u morën peng prej një grupi rebelësh të armatosur në Kongo.

Lajmi njoftohet nga organizata ndërkombëtare prezente në shtetin afrikan. Sipas këtyre burimeve pengjet u rrëmbyen në provincën e Kivos jugore.

Punëtorët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar mësohet se janë marrë peng në momentin kur ata po futeshin në bazën e tyre. Ata janë transportuar menjëherë në Kasakua, qytet rreth 250 kilometra larg kryeqendrës provinciale Bukavu.

Ende nuk dihet nëse rrëmbyesit kanë kërkuar ndonjë shpërblim për lirimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA