Kina: Jo shtimit të armëve bërthamore
13/04/2010 21:30
Kina kundështon me vendosmëri shtimit të armatimit bërthamor. Kështu është shprehur presidenti kinez, Hu Jintao gjatë ndërhyrjes së tij në samitin e Uashingtonit.
“Kina mbështet të gjitha përpjekjet bërthamore që kanë si objektiv të përforcojnë sigurinë në këtë sektor”, është shprehur ai.
Ndërkohë Rusia do të shpenzojë 2.5 miliardë dollarë për të shkatërruar plutoniumin e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm rus pasi ka firmosur një marrëveshje me Hillary Clinton.
Top Channel