Kanadaja do të transferojë uranium në SHBA

13/04/2010 09:45

Kanadaja ka vendosur të transferojë në SHBA një sasi të konsiderueshme uraniumi të pasuruar, në mënyrë që të shmangë rrezikun e vjedhjes.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri kanadez Harper, gjatë konferencës mbi sigurinë bërthamore që po mbahet në Uashington.

Uraniumi, kur të jetë transferuar në Shtetet e Bashkuara, do të përpunohet në mënyrë që të parandalohet përdorimi i tij për qëllime luftarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA