Jagland: Shkupi e Athina, më pragmatistë
13/04/2010 11:05
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland ka deklaruar se Maqedonia dhe Greqia duhet të dalin me një qëndrim më pragmatik për të zgjidhur cështjen e emrit.
Deklarata e Jagland erdhi pas një takimi me ministrin e Jashtëm maqedonas Antonio Milloshoski.
Në periudhën maj-nëntor Maqedonia merr kryesimin e radhës të Këshillit Evropian dhe Jagland ka nënvizuar se shpreson që përplasjet për cështjen e emrit të mos ndikojnë.
Top Channel