Irani, Kina tërhiqet nga sanksionet
13/04/2010 12:00
Ndryshon nga momenti në moment qëndrimi i Kinës lidhur me cështjen bërthamore iraniane.
Pas shprehjes së gatishmërisë për të bashkëpunuar me SHBA, Pekini zyrtar është tërhequr nga opsioni i aplikimit të sanksioneve.
“Dialogu dhe negociatat janë mënyra më e mirë për t’u përballur me problemin. Presionet dhe sanksionet nuk do ta zgjidhin cështjen”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Jiang Yu.
Top Channel