Indonezi, avioni del jashtë piste, 20 të plagosur
13/04/2010 12:10
Një avion me rreth 100 persona në bord doli jashtë pistës duke përfunduar në ujë në momentin e uljes në një aeroport të Indonezisë, duke shkaktuar të paktën 20 të plagosur.
Mjeti, një Boeing 737, i kompanisë ajrore indoneziane Merpati, është dëmtuar në momentin e uljes në aeroportin e Manokwaru, kryeqytet i provincës së Irian Jaya.
Fluturimi vinte nga Sorong rreth 340 kilometra larg Manokwaru.
Top Channel