Indi, banjë në Gange për 5 milionë persona

13/04/2010 21:45

Rreth 5 milionë pelegrinë indu kanë mbërritur në qytetin e Haridwar për t’u zhytur në ujrat e Gange.

Nesër pritet të jetë dhe kulmi i festimeve ku do të zhvillohet dhe banja e fundit.

Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët e Kumbh Mela, ceremonia fetare në veri të Indisë.

Nesër është “mesha sankranti” (hyrja e yjësisë së dashit) që përfaqëson dhe momentin më kulmues të kësaj feste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA