Hong Kong, ulje emergjence për një Airbus

13/04/2010 16:55

Një Airbus i “Cathay Pacific”, i nisur nga Surabaya (Indonezi), është detyruar të kryejë një ulje emergjence në Hong Kong.

Avioni është ulur për shkak të një defekti në motor. 300 pasagjerët e mjetit dhe 14 anëtarët e ekuipazhit të fluturimit CX 780 janë evakuuar menjëherë.

Sipas autoriteteve, tetë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë shtruar në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA