Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic mund të përballet për herë të parë sot në gjykatën e Hagës me dëshmitarët e mbledhur nga pala e akuzës.

Dëshmitari i parë do të jetë Ahmet Zulic, i cili ka qenë një i burgosur në një qendër burgimi serbe në veri-perëndim të Bosnjes.

Karaxhic, i cili deri më sot është mbrojtur vetë, pritet ta marre dwshmitarin në pyetje. Por nëse ish-lideri i serbëve refuzon të marrë pjesë në seancë, një avokat do të paraqitet në vend të tij.

Karaxhic i mohon akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid gjatë konfliktit në Bosnje e Hercegovinë në fillim të viteve ’90.

Nga ana tjetër, dëshmitari i ka dhënë prova gjykatës ndërkombëtare të Hagës në tre procese të mëparshme, përfshirë atë ndaj ish-presidentit jugosllav Sllobodan Milloshevic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA