Gjirokastër, socialistët në protestë

13/04/2010 13:30

Nën moton “Ndal rrënimit ekonomik” qytetarë të Gjirokastrës, tregëtarë dhe përfaqësues të bashkisë së qytetit kanë protestuar sot në zonën karakteristike të Gjirokastrës pranë pllakatit të UNESCO-s kundër qëndrimeve sipas tyre jo të drejta të qeverisë ndaj qytetit të Gjirokastrës.

Qytetarë dhe tregtarë të Qafës së Pazarit kanë  kërkuar në këtë proteste uljen e taksave për zonën muzeale, rijetëzimin e qendrës historike, rikthimin e institucioneve në këtë zonë si dhe ndërtimin e korpusit Universitar të premtuar gjatë zgjedhjeve të kalauara.

Gjirokastra u rradhit mes pasurive të trashëgimisë botërore të UNESKO-s në vitin 2005. Që prej asaj periudhe, restaurime dhe rivlerësim ka njohur vetëm një pjesë e zonës historike, ndërsa banorët pretendojnë se standarti i jetës së tyre është në rënie. Gjirokastrës për vitin 2010 i është akorduar prej qeverisë një fond gati 30% më i ulët se një vit më parë, dhe pikërisht buxheti i pamjaftueshëm duket se ka motivuar edhe protestën e sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA