Gjermani, fjalë të turpshme në shtëpinë e Papës
13/04/2010 15:00
Fjalë të turpshme janë shkruar gjatë natës në muret e shtëpisë së lindjes së atit të shenjtë Papa Benedikti XVI, në Bavari.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë lokale, sipas të cilit shkrimet ishin të mëdha rreth 30 centimetra dhe nuk mund të mbaheshin më në mure.
Zëdhënësi ka shtuar se për momentin nuk dihet nëse ngjarja është e lidhur me skandalin e pedofilisë në radhët e kishës.
Top Channel