Kryeministri i Pakistanit, Yusuf Raza Gilani ka deklaruar nga Uashingtoni se Osama bin Laden nuk ndodhet në vendin e tij.
“Jam i sigurt se kreu i Al Kaedes nuk ndodhet në Pakistan”, ka theksuar Gilani në një intervistë për CNN.
Ai ka nënvizuar se ushtria pakistaneze ka zhvilluar operacione të suksesshme dhe nëse Bin Laden do të kishtë qenë në Pakistan do të ishte arrestuar.
“Në këtë pikë nuk di më nëse ai është gjallë apo ka vdekur”, ka shtuar më tej kryeministri pakistanez.
Ndërkohë, rreth 200 mijë persona janë arratisur nga rajoni i Orakzait, ku ushtria pakistaneze ka nisur një ofensivë kundër talebanëve.
Sipas autoriteteve lokale, deri tani llogariten 41 humbje në radhët e guerrilasve dhe 6 në radhët e trupave ushtarake, që po ndihmohen nga forcat ajrore.
Top Channel