Franca do të mbështesë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do të lobojë për pavarësinë tek ato vende që nuk e kanë njohur.
Premtimi është bërë nga ambasadori francez në Prishtinë, Fransua Fitu, gjatë një takimi me ministrin kosovar të Integrimit, Besim Beqaj.
“Ne lobojmë që nga dita e parë e shpalljes së pavarësisë. Në po mundohemi të bindim vendet që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë atë”, ka deklaruar Fitu.
Diplomati francez ka shprehur bindjen se njohjet e reja për Kosovën do të vijnë, por ka ftuar autoritetet dhe popullin kosovar që të tregohen të duruar.
“Nuk kam asnjë dyshim se procesi i njohjeve do të vazhdojë, por duhet të presim disa data të rëndësishme, që pastaj disa vende të vendosin ta njohin Kosovën”, ka shtuar Fitu.
Top Channel