Francë, bie avioni, plagoset piloti

13/04/2010 16:35

Një avion i aeronautikës akrobatike franceze është përplasur në afërsi të aeroportit civil të Plan-de-Dieu, në jug të Francës.

Piloti, që ka arritur të hidhet nga mjeti përpara përplasjes, është plagosur lehtë.

Incidenti ka ndodhur gjatë një seance stërvitore të patrullës akrobatike në një rajon ku stërvitjet janë pothuajse të përditshme.

Aeronautika ushtarake ka saktësuar se nuk ka pasur një përplasje në ajër.

Top Channel