Filipine, 15 të vdekur në atentate

13/04/2010 18:50

Rreth 15 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të disa bombave dhe shkëmbimit të zjarrit mes ushtrisw dhe rebelwve në ishullin e Basilan (në jug të Filipineve).

Lajmin e kanë të bërë të ditur autoritetet ushtarake, duke ia atribuuar atentatet grupit islamik Abu Sayyaf, i lidhur me Al Kaedën.

Mes viktimave janë 5 agresorë. Sipas ushtarakëve, disa persona të armatosur kanë shpërthyer dy bomba kundër një ndërtese qeveritare dhe një kishe të Isabelas, kryeqendra e ishullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA