Çarls dhe Kamila, të pamartuar?

13/04/2010 09:00

Martesa mes princit Çarls dhe dukeshës Kamila mund të konsiderohet ilegale, por qeveria e kryeministrit Gordon Brown ka vendosur që të mbrojë trashëgimtarin e fronit duke ndaluar publikimin e detajeve ‘delikate’ nga ceremonia e vitit 2005.

Problemi qëndron në faktin, se sipas ekspertëve të ndryshëm konstitucionalistë, një anëtar i familjes mbretërore nuk mund të martohet në bashki.

Çarls dhe Kamila u martuan në 9 prill të vitit 2005 në bashkinë e Windsor duke kurorëzuar më në fund dashurinë e tyre shumëvjeçare. Që prej asaj kohe ekspertët paralajmëruan ilegalitetin e kësaj lidhjeje. Megjithatë princi dhe dukesha vazhdojnë të jenë shumë të dashuruar dhe të jetojnë të lumtur dhe të gëzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA