Burri i guvernantes së Carla-s drejtor muzeu
13/04/2010 14:30
Polemika në Francë për emërimin e Luc Gruson në drejtim të muzeut parizien të “Citè nationale de l’histoire de l’immigration”.
Sipas gazetës “Liberation”, ky person është mik i familjes së Zonjës së Parë, Carla Bruni, më saktë është bashkëshorti i ish-guvernantes së Brunit.
“Gruaja ime është mike e Brunit.Marisa Bruni-Tedeschi, nënën e Carla-s e njoh shumë mirë. Kjo familje nuk është pjesë e politikës, por janë artistë”, thote vete Gruson.
Anëtarët e Komitetit Shkencor të Muzeut, të inauguruar në vitin 2007, janë të shqetësuar për këtë emërim që nuk ka qenë unanim.
Top Channel