Bërthamoret, Irani: Kina nuk i mbështet SHBA
13/04/2010 14:40
Qeveria e Teheranit ka deklaruar se nuk i konsideron deklaratat e djeshme të Kinës mbi cështjen bërthamore si sinjal mbështetjeje ndaj Shteteve të Bashkuara.
“I interpretojmë në mënyra të ndryshme komentet e bëra dje pas takimit mes autoriteteve kineze dhe atyre amerikane”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.
Pas takimit të zhvilluar dje mes presidentit amerikan Barack Obama dhe atij kinez Hu Jintao, Uashingtoni deklaroi se kishte marrë konsensusin e Pekinit për të bashkëpunuar për përforcimin e sanksioneve.
Por Pekini zyrtar ka deklaruar sot se e kundërshton opsionin e sanksioneve, duke vlerësuar se dialogu dhe negociatat janë rruga më e mirë për zgjidhjen e cështjes.
Top Channel