ASEAN: Kriza në Tajlandë po rëndohet
13/04/2010 13:55
Shoqata e Kombeve të Azisë Jug-lindore, ASEAN, ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në Tajlandë.
“Kriza politike në këtë vend po rëndohet dhe paraqet një kërcënim për sigurinë e vendeve fqinje”, ka deklaruar përfaqësuesja e ASEAN, Surin Pitswan.
Pitswan u ka bërë apel palëve, “këmishëve të kuqe” që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe kryeministrit Vejajiva që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje.
Top Channel