Armët bërthamore, marrëveshje mes 47 vendeve
13/04/2010 20:20
Arrihet marrëveshje mbi pikat kryesore mes 47 vendeve që marrin pjesë në samitin e Uashingtonit mbi Sigurinë Bërthamore.
Cështjet kryesore të paktit lidhen kryesisht me bashkëpunimin për të frenuar përhapjen e armatimit, më shumë siguri duke respektuar sovranitetin e shteteve si dhe sigurimin e materialit bërthamorë pak të mbrojtur brenda katër viteve.
Gjithashtu vendet pjesëmarrëse u zotuan për të mbështetur Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Top Channel