Ahmadinexhad: OKB të hetojë 11 shtatorin

13/04/2010 02:35

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i kërkuar organizatës së Kombeve të Bashkuara hapjen e një hetimi për sulmet e 11 shtatorit të 2001 mbi Kullat Binjake në Nju Jork.

“Minimumi që mund të bëjë Shkëlqesia e Tij ( Ban Ki Mun) është ngritja e një komisioni hetimor të pavaruar dhe të besueshëm mbi faktorët reale që qëndrojnë pas sulmeve të 11 shtatorit”, deklaroi lideri iranian për televizionin shtetëror në Teheran.

Ahmadinexhad gjithmonë ka shprehur dyshimet e tij mbi tragjedinë e 11 shtatorit dhe mbi autorësinë e atentateve. Ai shpesh e ka cilësuar sulmin ndaj Kullave Binjake si pretekst për nisjen e luftërave në Irak dhe Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA