Afganistan, spitali i emergjencës në duart e vendasve
13/04/2010 10:55
Spitali i Emergjencës Lashkar-gah, në Afganistan është në duart e policisë afgane dhe personelit lokal.
Asnjë operator i huaj nuk është pjesë e kesaj strukture, përfshi këtu edhe të dërguarit nga Italia, të cilët mësohet se janë ndaluar nga policia.
Vendimi është marrë nga autoritetet edhe për motive sigurie. Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar se përse nuk mund të ketë asnjë mjek të huaj në spital, në një kohë kur rastet atje janë të shpeshta si pasojë e shpërthimeve dhe sulmeve të panumërta.
Top Channel