Urgjenca mjeksore, e munguar

12/04/2010 16:20

Plot 350 mijë pacientë kërkojnë cdo vit ndihmën e mjekut të urgjencës, por sipas të dhënave jo gjithmonë ndihma e shpejtë e urgjencës, mbërrin në kohë atje ku kërkohet.

Numri dy i shëndetësise, Bardh Spahia në prani të deputetëve në Komisionin e Shëndetësise ka treguar të gjitha hallkat ku calon shërbimi i urgjencës.

“Nga vlerësimi i bërë rezulton se ka shfrytëzim të ulët të shërbimit të urgjencës mjekësore, nivel profesional jo në shkallën e duhur i personelit, mungese e standardizimit e mbajtje jo e mire e të dhënave për pacientin”, u shpreh Spahia.

Ne qershor pritet te hapet spitali i ri, ku sherbimi i pare qe do te instalohet ne te eshte ai i urgjencave dhe ne nje faze te dyte do te behet kalimi i sherbimit te reanimacionit. Shefi i ketij pavioni, Ilir Ohri tha se per kete faze te dyte nuk ka personel dhe kerkohet rritje e buxhetit.

“Nëse do të mendojme të nisim punën në qershor, aty do të punojnë mjeke, infermierë dhe duhet një buxhet. Nga do të paguhen ata? Nëse nuk nxirret norma që duhet atëhere ky projekt mund të dështojë”, u shpreh Ohri.

Me ane të një granti japonez, 14 qendrat e urgjencave në rrethe do të pajisen me aparatura të specializuara për të ofruar një shërbim cilësor për pacientin. Ndërsa qeveria italiane ka ndihmuar me 4.25 mln euro për asistencë teknike. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të hapë një degë të re në fakultetin e mjekësisë për degën e mjekut të urgjencës per te plotesuar kerkesat e sherbimit te urgjencave.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA