Topi nderohet me titullin Honoris Causa

12/04/2010 17:00

Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës ka miratuar sot në mbledhjen e tij vendimin për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave ceremonia për ndarjen e cmimit do të mbahet më 15 prill në amfiteatrin e rektoratit të USHT-së.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm studiues e politikanë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe personalitete diplomatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA