Partia konservatore hungareze në opozitë FIDESZ fitoi në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në Hungari.

Udhëheqësi i kësaj partie, Viktor Orban tha se hungarezët votuan për të sfiduar pesimizmin.

Partia e ekstremit të djathtë Jobbik, e cila shpalli ndjenjat e saj anti-semitike dhe anti-rome, do të hyjnë në parlament për herë të parë.

Ndarjet e fundit të vendeve në parlament do të përcaktohet pas raundit të dytë të zgjedhjeve, që do të zhvillohen më 25 prill.

Orban që pritet të jetë dhe kryeministri i ardhshëm i Hungarisë tha se populli votoi për të ardhmen duke mundur pesimizmin.

Vendi u godit nga kriza financiare dhe FMN, Banka Botërore dhe Bashkimi Europian dhanë 20 miliardë euro për shpëtimin e ekonomisë së Hungarisë.

Qeveria socialiste e kryeministrit Gordon Bajnai humbi popullaritet pas rritjes se taksave dhe uljes së pagave dhe pensioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA