Shkatërrim i municioneve të tepërta

12/04/2010 15:45

Në uzinën e lëndëve eksplozive në Mjekës të Elbasanit nisi punën një projekt për demontimin e armatimit të rëndë të ushtrisë shqiptare. (UPDATE)

Qeveria daneze ka dhuruar 6 pajisje që shërbejnë për shkatërrimin e municioneve. Katër prej tyre janë instaluar në Polican dhe 2 në Mjekës, të cilat do të demontojne rreth 31 mije tonë armatim. Ambasadori danez si përfaqesues i vendit financues deklaroi se shkaterrimi i municioneve është një ndarje mes të kaluares dhe simbol i së ardhmes.

 “NATO do të thotë të ndihmosh njëri-tjetrin. Kështu ne mund të behemi më të sigurtë. Duhet të krijohen lidhje të ushtrive tona, që e bëjnë luftën më të pamundur, por edhe më të paimagjinueshme”, u shpreh Karsten Ankajer Jensen, ambasador i Danimarkës.

Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch i pranishëm në takimin e zhvilluar në Mjekës tha se nuk duhet të harrohet Gërdeci.

“Të pyesim veten pse jemi mbledhur këtu. Dyshoj se ndonjëri prej nesh do t’i harrojë ngjarjet e Gërdecit të marsit të vitit 2008 . Tragjedia e Gërdecit solli në vemendje seriozitetin e kësaj situate”, u shpreh Bosch.

Shqipëria synon që në vitin 2013 te eliminojë të gjitha armatimet e tepërta.

“Ka një peshë të rëndë për Forcat e Armatosura, që duan të jenë një forcë e denjë e NATO-s, ndërkohë e gjithë kjo trashëgimi e tërheq pas”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Sasia e municionit të tepërt që synohet të shkatërrohet brenda 3 vjetesh në të gjithë vendin është 90 mijë ton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA