Shërbimet sekrete serbe kanë zbuluar gjatë hetimit të një organizate kriminale aktive në trafikun e drogës, një plan për vrasjen e presidentit serb Boris Tadic.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare serbe, sipas të cilave organizata kriminale në fjalë drejtohet nga shtetasi serb Darko Saric, i cili po planifikonte vrasjen edhe të disa zyrtarëve të tjerë.

Sipas burimeve, klani Saric është një ndër më të fuqishmit në furnizimin e Evropës me kokainë, vetëm në Serbi ai ka pastruar 1.3 miliardë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA