Serbi, vitin e ardhshëm hiqet monopoli i gazit
12/04/2010 17:35
Kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar sot se nga 1 janari i vitit të ardhshëm në Serbi do të hiqet monopoli i naftës dhe gazit.
Cvetkovic ka theksuar se qeveria e tij po punon për heqjen e monopoleve dhe ka nënvizuar se tregu i energjisë elektrike do të jetë i hapur për kompani të reja.
Deklaratën e tij kryeministri serb e bëri gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në Beograd, ku u kujtoi pjesëmarrësve se në fillim të këtij viti u hoq monopoli i telefonisë fikse.
Top Channel