Rohan: Bisedimet Kosovë-Serbi, pragmatike
12/04/2010 15:45
Ish-numri dy në negociatat për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të ulen në bisedime për cështjet praktike.
Megjithatë, Rohan ka nënvizuar se kjo nuk mund të bëhet në një raund të gjatë negociatash.
“Pavarësia e Kosovës është një fakt jetësor dhe të gjithë e dinë se kjo nuk do të ndryshojë. Por ka cështje praktike të cilat duhet të diskutohen në mënyrë që njerëzve t’u mundësohet një jetë normale”, ka pohuar Rohan.
Diplomati austriak ka theksuar se ky do të jetë një proces i vështirë, por ka shtuar se ndasitë mbi statusin duhet të kalohen.
Top Channel