Rama: Protesta, rruga për të dalë nga kriza

12/04/2010 11:20

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë të radhës për mediat, deklaroi se protesta është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza politike dhe ekonomike, në të cilën qeveria e ka futur vendin.

Duke denoncuar faturen e lartë të ujit për familje, që sipas Ramës gjatë muajit mars është shtrenjtuar me 75 përqind, kreu socialist thekson se ekonomia shqiptare është në degradim të vazhdueshëm dhe të pandalshëm dhe nuk ka asnjë gjasë që të ndalet pa larguar qeverinë.

Po ashtu Rama përmend edhe një studim ndërkombëtar, sipas të cilit kreditë për sipërmarrje janë 2 deri në 3 pikë më të larta se në vendin fqinj.

“Përballë kësaj situate nuk na mbetet gjë tjetër vecse protesta në cdo qytet, për të kulmuar më 30 prill dhe më tej, të cilat do të shërbejne për të zbardhur krimin elektoral dhe për të ndalur krimin ekonomik të kësaj qeverie”, u shpreh Rama në prononcimin për mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA