PE “fshikullon” Shqipërinë

12/04/2010 19:50

Raportuesi për Shqipërinë, Nikolaos Chuntis ka publikuar një projekt/rezolutë që shpreh keqardhjen për krizën politike dhe institucionale në vend.

Drafti tërheq vëmendjen për parregullësitë e regjistruara në zgjedhjet e 28 qershorit, në vecanti me regjistrimin e zgjedhësve dhe numërimin e votave.

Chuntis ka bërë thirrje që këto parregullësi të riparohen në mënyrë që ato të mos verifikohen në zgjedhjet e ardhshme, si dhe ndëshkim të përgjegjësve.

Më tej kritikat vijojnë edhe për situatën ekonomike, ku theksi vihet tek rritja e ulët dhe papunësia e informaliteti i lartë.

Gjithashtu, vërejtjet nuk mungojnë edhe përsa i përket sistemit gjyqësor, përpjëkjet për të cilin konsiderohen ende “fillestare” dhe kërkohet që të jetë i pavarur nga qeveria.

Ndër të tjera projekt/rezoluta kërkon dhënien fund të emërimeve të përkohshme në administratë, respektimi i lirisë së mediave, të cilat duhet të jenë të pavarura nga qeveria.

Gjithashtu, kritika shprehen edhe për nivelin e lartë të korrupsionit në vend, si dhe kërkohen përpjekje më të mëdha në luftën kundër trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore.

Pikat e vetme pozitive në draft janë plani për liberalizimin e vizave dhe fqinjësia e mirë e Shqipërisë me vendet e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA