Orikum, protesta për tokat

12/04/2010 14:30

Rreth 200 banorë të Orikumit si dhe shumë militantë të Partisë Socialiste protestuan para bashkise se Orikumit.

Ky tubim i tyre është zhvilluar për cështjen e tokave të ish-ndermarrjes bujqësore të Orikumit të cilat ata i pretendojnë me ligjin 7501. Ne proteste kane marre pjese edhe deputetet socialiste Eltar Deda dhe Fatmir Toçi.

“Ne ju ftojme qe ne date 30 prill se bashku te protestojme per tokat si dhe per te drejtat tona ne Tirane”, u shpreh deputeti Toci.

Në të gjithë protesten bashkia e Orikumit eshte ruajtur nga forca te shumta policore. Po ashtu pas protestes protestuesit kane protestuar pergjate bulevardit te qytezes duke u ndalur ne rrugen kryesore qe lidh Vloren me Himaren, ku forcat policore nuk i kane lejuar qe te bllokojne rrugen.Protesta eshte shperndare ne qetesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA