Ministri Frattini mbërrin në Tiranë

12/04/2010 11:00

Shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini mbërrin në Tiranë për një vizitë dyditore zyrtare.

Frattini do të takohet fillimisht me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp. Më pas në axhendë është planifikuar takimi me kryeministrin Sali Berisha, si dhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Vizita do të jetë rast për të dhënë zhvillimet e para që kanë ardhur nga deklarata e përbashkët e partneritetit strategjik, që është firmosur në Romë më 12 shkurt. Cilësia e këtij bashkëpunimi do të avancojë në dy akte: firma e protokollit trevjeçar 2010-2012 të bashkëpunimit dhe inaugurimi i programit të vendeve festive të aktivitetit të “Cooperazione Italiana” nga viti 1990 në 2010.

Frattini do të ritheksojë pozicionin e Romës në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë brenda vitit 2010, por do të insistojë në faktin që përplasja e fortë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës rrezikon të dëmtojë rëndë Shqipërinë, në lidhje me vlerësimin e Komisionit Europian dhe partnerëve të tjerë të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA