Në seancën e radhës, një tjetër ushtarak i larte është radhitur në mbrojtje të zyrtarëve të lartë të Forcave të Armatosura që ndodhen nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit.
Ylber Dogjani, ish- drejtor i logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë përgjegjës ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për urdherin 550, i cili kerkonte te leshoheshin me qira ambiente te ish repartit te tankeve ne Gerdec, ne funksion te procesit te demontimit te municioneve.
Pavaresisht se prokurori nuk e pyeti, deshmitari kaloi kompetencat e tij duke cilesuar se urdheri 550 kishte mangesi te theksuara ligjore dhe ai urdher duhej t’i drejtohej sipas tij pushtetit lokal dhe komandes se doktrines.
Deshmitari shtoi se i kishte percjelle nje shkrese ankuese Ministrise per kalimin e kompetencave te ketij urdheri, por sikurse shtoi ai, nuk mori pergjigjje. Deshmitari shtoi se reparti i Gerdecit ishte pergjegjesi per t’u ruajtur nga kompania MEICO, por kur i pandehuri Ylli Pinari e pyeti se a ka dokumente kur flet per dicka te tille, ai ju pergjigj se nuk e mbante mend kush ja kishte servirur kete informacion. Ndersa te pandehurit jane ndare ne dy kampe, ish-ushtarake dhe nepunes civile, nje lufte e heshtur duket po zhvillohet edhe mes vete te pandehurve kryesore.
Gjate këtyre seancave eshte vene re se te pandehurit ne kafaz nuk komunikojne me njeri-tjetrin dhe qendrojne ne distance, ndersa Ylli Pinari zgjodhi te vije para gjykates atehere kur ish-drejtori i kantierit te Gerdecit, Dritan Minxolli, nuk ishte i pranishem.
Top Channel