Librazhd, 55-vjeçari gjendet i varur në pemë

12/04/2010 09:20

Një 55-vjeçar banues në Durrës është gjendur i varur në degën e një druri rrapi, pranë një ure në Rrethin e Librazhdit.

Ngjarja është mësuar dje në mesditë, por akti mund të jetë kryer gjatë natës së shtunë.

Sipas burimeve policore, 55-vjeçari Nikolla Ibraj, lindur në Pukë, aktualisht banues në periferi të qytetit të Durrësit, është gjendur i varur nga kalimtarë të rastit, pranë urës së fshatit Xhyrë, rreth 15 kilometra në verilindje të qytetit të Librazhdit.

Ishin kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë e Komisariatit të Librazhdit.

Sipas ekspertëve kriminalë dhe mjekëve ligjorë, 55-vjeçari duhet të jetë i vetëvarur, por nuk përjashtohet edhe ndonjë rast i mundshëm i kryerjes së këtij akti kriminal nga persona të tjerë.

Për këtë të fundit janë duke hetuar organet kompetente, megjithëse nuk konfirmohet, nëse viktima kishte apo jo shenja dhune.

Top Channel