Fermerët në rrethin e Kukësit po ndeshen me vështirësi të mëdha për të mbjellat sezonale të pranveres.
Rritja e cmimit të lëvrimit dhe mbjelljes së tokës nga makineritë bujqësore për shkak të rritjes së cmimit të naftës si dhe të foragjereve ka ndikuar ndjeshëm tek sektori i bujqësisë së këtij rrethi.Por një problem shqetësues për këta fermerë është mungesa e veprave vaditese.Sipas fermereve janë keto faktoret me kryesorë qe po ndikojne ne shume familje te varfera qe tokat e tyre t’i lene djerre.
I gjithe pellgu i fushes se Shtiqnit perfshin mbi 3500 hektare toke bujqesore, ku aktualisht eshte ne prodhim vetem 900 hektare toke. Kjo sipërfaqe e madhe e tokës bujqësore para 10 vitesh furnizonte për 6 muajt e vitit 80% të nevojave të konsumatorëve për prodhimet bujqesore. Ndersa sot konsumatori kuksian blen të gjitha prodhimet bujqësore të importuara.
Top Channel