Kosovë, LDK rezulton fituese në Istog
12/04/2010 20:30
Rezultatet paraprake të KQZ-së në Kosovë kanë nxjerrë fituese në zgjedhjet në komunën e Istogut partinë LDK të presidentit Fatmir Sejdiu.
Sipas të dhënave të KQZ, kandidati i kësaj partie ka fituar 49.7 përqind të votave, i ndjekur nga ai i PDK-së me 21 përqind dhe më pas kandidatët e AAK-së dhe AKR-së.
Ndërkohë, nuk dihet nëse ky proces do të shkojë në balotazh, gjë që nuk do të mësohet deri në numërimin e votave me kusht.
Procesi i votimit në Istog nuk kaloi pa incidente, pasi u regjistrua një konflikt mes simpatizantëve të LDK-së dhe AAK-së.
Top Channel